Kur përplasen 75 milionë euro

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2021, 16:26 | Kapur në kamera

Momenti kur një superjaht me vlerë 75 milionë euro është përplasur në një liman të vogël në Karaibe u filmua nga të pranishmit. Jahti 72 metra i gjatë, që i përket miliarderit Hans Peter Wild, pësoi dëmtime të shumta, pasi nuk u ankorua si duhej për shkak të një keqfunksionimi kompjuterik. Wild vlerësohet sipas “Forbes” të ketë një pasuri prej 2 miliardë eurosh. Mjeti luksoz ishte duke u përpjekur të ankorohej në Simpson Bay, në ishujt St. Marten, kur pësoi aksidentin në fjalë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos