Po festonin pa respektuar rregullat e koronavirusit, të rinjtë shtypen te dera për t’i shpëtuar policisë

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2021, 15:59 | Kapur në kamera
Po festonin pa respektuar rregullat e koronavirusit, të rinjtë shtypen

Skena dramatike u regjistruan të dielën në mbrëmje në një lokal nate në Bolivi, ku të rinj që po argëtoheshin duke injoruar masat anti-Covid u shtypën në dalje të lokalit, për t’i shpëtuar policisë.

Sipas raportimeve të mediave vendase, rreth 70 të rinj nisën të dilnin me vrap nga lokali kur panë se po futeshin efektivë të policisë për të ndërprerë festën.

Fatmirësisht, nuk u regjistrua asnjë viktimë apo i lënduar, por policia arrestoi një pjesë të mirë të personave që punonin në lokal.

Deri të hënën, Bolivia kishte raportuar mbi 217 mijë raste me koronavirus dhe më shumë se 10 mijë viktima. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos