Ngjarja në Portugali, Benfica sulmohet me gurë, dy lojtarë të plagosur

Nga A2 CNN
5 Qershor 2020, 20:26 | Futboll
Ngjarja në Portugali, Benfica sulmohet me gurë, dy lojtarë

Dy futbollistë të ekipit të Benfica u plagosën si pasojë e një sulmi me gurë ndaj autobusit në cilin ndodhej skuadra portugeze.

Autobusi i Benfica-s u godit nga persona të paindentifikuar në përfundim të ndeshjes së parë pas 3 muajve pezullim. Klubi portugez denoncoi menjëherë ngjarjen pasi mesfushori gjerman Julian Vaigel dhe sulmuesi serb Andrija Zivkoviç u dërguan në spital, të lënduar nga disa copëza të vogla metali.

Sa i përket ndeshjes, Benfica barazoi 0-0 përballë ekipit të Tondela-s, duke humbur mundësinë për t’u shkëputur nga Porto në klasifikim, ndërsa mbeten me pikë të barabarta në vendin e parë.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos