Kur shpëton për një fije nga peshkaqeni agresiv

Nga A2 CNN
2 Qershor 2021, 10:56 | Lifestyle

Dy peshkatarë kanë përjetuar një eksperiencë të frikshme teksa u ndoqën nga një peshkaqen i bardhë agresiv.

Jordan Marshall dhe Paul Marriott po peshkonin në Catherine Bay, katër kilometra larg ishullit Rottnest në Australinë Perëndimore, kur grabitqari i oqeanit filloi të sillej rreth varkës së tyre.

Shokët tregojnë se u përpoqën të ruanin qetësinë por ishte shumë e vështirë, sidomos kur grabitqari sulmoi motorin e anijes së tyre.

Fatmirësisht ata arritën të lartgoheshin ndërsa sulmet e peshkaqenëve në zonë iu kanë marrë jetën disa personave dhe shkaktojnë panik mes pushuesve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos