“Kurajë dhe shpresë”, mesazhi i Dom Gjergj Metës për Krishtlindje

Nga A2 CNN
25 Dhjetor 2021, 09:03 | Aktualitet
“Kurajë dhe shpresë”, mesazhi i Dom Gjergj Metës

Nuk ka munguar edhe këtë vit mesazhi i Mons. Dom Gjergj Meta, Ipeshkëv i Rrëshenit, për Krishtlindje.

Krishtlindja na jep një mesazh shumë të bukur, thotë ai, kurajë dhe shpresë.

“Dëshiroj t’i uroj Krishtlindjen secilit nga ju. Krishtlindja është hyrja e Zotit në historinë e botës, në historinë e njerëzimit, në historinë e secilit prej nesh. Zoti hyn në historinë e atyre njerëzve apo situatave që janë të rënduara nga jeta. Krishtlindja na jep një mesazh shumë të bukur: Kurajë dhe shpresë. Zoti është me ne, sidomos në momentet më të errëta. Ju uroj të gjithëve shumë dritë në këto kohë Krishtlindjes. Zoti ju bekoftë! Gëzuar Krishtlindjet!”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos