Trafiku në kaos në dalje të Tiranës drejt Elbasanit, bllokohet dhe ambulanca

Nga A2 CNN
24 Dhjetor 2021, 19:43 | Aktualitet

Qindra makina prej më shumë se një ore janë bllokuar në dalje të Tiranës, në drejtim të Elbasanit, pranë qendrës tregtare TEG.

Punimet në rrethrrotullimin pranë qendrës tregtare, por edhe numri i madh i njerëzve në lëvizje për festat e fundvitit ka bërë që trafiku të bllokohet totalisht dhe për këtë arsye shumë shoferë i kanë fikur mjetet e tyre.

Numri i makinave në radhë ka qenë shumë i madh madje është penguar dhe lëvizja e një ambulance që ka qenë me urgjencë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos