
Punësimi i të rinjve nëpërmjet profesioneve për të cilat ka nevojë tregu, është qëllimi i hapjes së kurseve profesionale të kuzhinës në qytetin e Gjirokastrës, me iniciativë të Ministrisë së Ekonomisë dhe Financës.
Drejtoresha e projektit tregon arsyet e hapjes së këtij kursi në Gjirokastër dhe synimin final të projektit: “Konsiderohet qytet tepër turistik dhe qyteti dhe rrethinat e këtij qarku kanë nevojë për këto profesione”.
Për kryetarin e Bashkisë së Gjirokastrës kurse të tilla dhe përgatitja e profesionistëve ndikon drejtpërdrejtë edhe në shtimin e turistëve dhe konsolidimin e qytetit si një qytet turistik.
Hapja e kursit profesional të kuzhinës ka ngjallur interes tek të rinjtë gjirokastritë. (A2 Televizion)