Rishfaqet antraksi, shërbimi veterinar në Kukës nis vaksinimin e bagëtive

Nga A2 CNN
9 Qershor 2023, 13:51 | Sociale
Rishfaqet antraksi, shërbimi veterinar në Kukës nis vaksinimin e

Mbi 400 kokë bagëti i janë nënshtruar procesit të vaksinimit në Qarkun e Kukësit, pas rishfaqjes së sëmundjes së antraksit, që ndryshe njihet edhe si sëmundja e plasjes. Kjo sëmundje është rishfaqur në këtë zonë pas gati 15 vitesh, ndërsa fushata e vaksinimit pritet të prekë të gjithë zonën.

Shërbimi veterinar në qarkun e Kukësit është vënë në alarm pas rishfaqjes pas gati 15 vitesh të sëmundjes së Antraksit, ose siç njihet në gjuhën popullore plasja tek bagëtitë, dhe që shkakton ngordhje të gjedhëve dhe të imtave.

Rasti është zbuluar në fshatin Nangë, ku kjo sëmundje ka qenë prezente 15 vite më parë tek bagëtitë.

Ky rast ka mjaftuar që blegtorët e tjerë të zonës të fillojnë vaksinimin e bagëtive të tyre edhe në rastet kur nuk kanë kafshë të infektuara.  

Ndërkohë, shërbimi veterinar apelon të gjithë blegtorët, që për çdo ngordhje apo përkeqësim të shëndetit të bagëtive të tyre të njoftojnë menjëherë.

Shërbimi veterinar ka marrë masa që të kryejë edhe vaksinime të dyta nëse situata me përhapjen e antraksit do të përshkallëzohet jashtë parashikimeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos