Euro vijon të qëndrojë në nivele të ulëta, edhe pse ndikimi i turizmit e ka mbyllur efektin e tij në tregun valutor. Çmimet e importit të mallrave vlerësohen nga ekspertët se po ndikojnë në forcimin e kësaj valute, por janë të pamjaftueshme për të stabilizuar ofertën e lartë në treg. E për të diskutuar për ecurinë e monedhës europiane, e cila ka ndikim jo të vogël në ekonominë shqiptare, duke pasur parasysh nivelin e lartë të transaksioneve që kryhen në euro, në studion e “Business News”, në A2 CNN, ishte zonja Brunilda Isaj, eksperte për sistemin financiar. (A2 Televizion)
Kursi i këmbimit, cilët janë faktorët që po zhvlerësojnë euron?
