
Kombëtarja shqiptare mposhti me rezultatin e pastër 2-0 Finlandën dhe tashmë i mjafton edhe një barazim ndaj Bjellorusisë për të fituar grupin e saj në Ligën C të Nations League.
Supergoli i Ernest Muçit dhe një gol tjetër nga Rey Manaj i dhanë 3 pikët kuqezinjve në një ndeshje të dominuar nga fillimi në fund, shkruan A2.
Finlanda në pjesën e dytë mbeti me 10 lojtarë pasi mbrojtësi i tyre shkaktoi një faull të rëndë ndaj Muçit. (A2 Televizion)