
Delegacioni i Serbisë njoftoi se bisedimet në takimin e nivelit të lartë për dialogun Prishtin-Beograd në Bruksel kanë shkuar keq. Drejtori i zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviç, shtoi se për këtë arsye presidenti serb Aleksandër Vuçiç do të vijojë të qëndrojë në Bruksel deri nesër, kur pritet të mbajë atë që ai e paralajmëroi si fjalimin më domethënës drejtuar kombit.
“Presidenti Aleksandar Vuçiç nuk do t'i drejtohet publikut sot. Ai do të qëndroj në Bruksel, ndërsa do t’I drejtohet publikut nesër pasdite ose në mbrëmje. Do të jetë një nga fjalimet më të rëndësishme drejtuar kombit. Askush nga delegacioni i Beogradit nuk do të flasë sot. Më e rëndësishmja është se ne kemi luftuar për paqen, stabilitetin, për zgjidhje kompromisi dhe për këtë arsye presidenti Aleksandar Vuçiç po qëndron këtu në Bruksel për disa kohë. Ne menduam se ishte e mundur të arrihej një kompromis, por Kurti refuzoi gjithçka”, tha Petkoviç. (A2 Televizion)