“Kurti s’ishte kurrë kryeministër”, Mustafa kritikon Osmanin: Veprim i papërgjegjshëm

Nga A2 CNN
4 Qershor 2020, 14:59 | Kosova
“Kurti s’ishte kurrë kryeministër”, Mustafa kritikon

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, reagoi ashpër ndaj Vjosa Osmanit, pasi kjo e fundit kundërshtoi qeverinë e re të drejtuar nga kryeministri, Avdullah Hoti.

Në një postim në profilin zyrtar në Facebook, ai shkruan se bojkotimi i saj nuk ndaloi votimin e ekzekutivit të ri.

“Iku nga përgjegjësia ta drejtojë seancën e Kuvendit, në të cilën bashkëpartiaku i saj i LDK-së do të votohej për kryeministër, kurse partia e saj, LDK, ku akoma është nënkryetare, do ta drejtonte koalicionin qeverisës. Veprim i paprecedentë dhe i papërgjegjshëm”, deklaroi Mustafa.

Megjithatë Mustafa nuk njoftoi ndonjë masë të mundshme kundër Osmanit, e cila në zgjedhjet e fundit, ishte kandidate për kryeministre e LDK-së.

https://a2news.com/2020/06/03/osmani-kunder-qeverise-se-re-varet-nga-votat-e-listes-serbe-beogradi-dhe-thaci/

Ai kritikoi Albin Kurtin, për mos pjesëmarrjen në ceremoninë e dorëzimit të detyrës duke i konsideruar deklaratat e fundit të kreut të Vetëvendosjes si të ulëta dhe të pasakta.

 “Pamja e mëngjesit të sotëm e kryeministrit Hoti, në ceremoninë e nderit të njësisë së FSK-së, flet qartë se para tij nuk kishte kryeministër. Sepse çdo kryeministër me sjellje normale do t’ia dorëzonte detyrën pasardhësit të tij”, vijoi lideri i LDK-së.

https://a2news.com/2020/06/04/qeveria-e-re-ne-kosove-hoti-merr-zyrtarisht-detyren-mungon-kurti/

Ndërkohë, Vetëvendosje vazhdon të kundërshtojë qeverinë e Hotit duke theksuar se është e paligjshme dhe kërkon zgjedhje të reja. Për këtë po organizon një peticion dhe ka grumbulluar mbi 25 mijë nënshkrime në dy ditë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos