
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani kundërshtoi publikisht qeverinë e re të vendit, të drejtuar nga kryeministri Avdullah Hoti.
Në një prononcim, ajo tha se ekzekutivi i ri varet nga Lista Serbe, Beogradi dhe presidenti Hashim Thaçi.
“Një qeveri e cila në tërësi varet nga votat e listës serbe që do të thotë nga Beogradi dhe së cilës votën e 61-të ia siguroi presidenti Thaçi në kundërshtim me rolin e tij kushtetues asnjëherë nuk mund të jetë përfaqësuese e vullnetit qytetar. Familja ime politike asnjëherë nuk ka qenë, as nuk do të jetë Hashim Thaçi. Unë këtë ngatërrim nuk e kam bërë asnjëherë dhe nuk do ta bëjë as tash e tutje”, u shpreh Osmani. (A2 Televizion)