
Avdullah Hoti nis zyrtarisht detyrën si kryeministër i Kosovës. Hoti bëri parakalimin e tij të parë si kreu i ekzekutivit, në një ceremoni shtetërore ku nuk mori pjesë asnjë zyrtar i qeverisë paraardhëse.
Pas votimit të kabinetit Hoti në seancën e së mërkurës në parlament, kryeministri në largim, Albin Kurti tha se nuk do të merrte pjesë në ceremoninë e dorëzimit të detyrës. Ai e cilësoi qeverinë e re si të paligjshme.
Pas mbledhjes ceremoniale, kryeministri i ri pritet të zhvillojë homazhe në varrin e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, e më pas në kompleksin memorial Adem Jashari në Prekaz.
Hoti merr timonin e qeverisë në një kohë kur vendi po përballet ende me pandeminë e Covid-19 dhe kriza ekonomike sapo ka filluar të ndihet. (A2 Televizion)