Kush do t’i presë turistët? - 31 Minuta

Nga A2 CNN
3 Korrik 2023, 22:07 | Aktualitet

Turistë po vijnë si kurrë më parë. Pas një 2022-shi të mbarë, Shqipëria po arrin të mbajë ritmin edhe këtë vit. Mirëpo ka një problem... nuk ka punonjës. Nga Velipoja në Shëngjin, përfshirë Vlorën e Sarandën, baret, restorantet dhe hotelet ankohen se po punojnë shpesh edhe me gjysmën e stafit të nevojshëm. Bizneset në këtë sektor po rrisin pagat, por sërish të rinjtë preferojnë Greqinë, Malin e Zi apo Maqedoninë e Veriut. Me sytë e sipërmarrësve te të huajt, në një kohë që shkollat profesionale dhe universitet arrijnë të prodhojnë më pak se 10 për qind të stafit të nevojshëm, ajo që sot mund të thuhet është se turistët po vijnë, por nuk ka kush t’i presë! (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos