
Klubi i futbollit Manchester United ka disa numra ikonë të fanellave. Nëntë, dhjetë dhe shtatë shquhen si më të paharrueshmet. Ndoshta jo më shumë se kjo e fundit. Nga George Best, te David Beckham dhe Cristiano Ronaldo. Disa nga më të mëdhenjtë janë nderuar të veshin numrin e famshëm 7 në Old Trafford.
Me largimin e Ronaldos ky numër ka qenë një peshë e madhe për këdo futbollist që do e mbajë. Memphis Depay nuk e përballoi dot zhurmën e madhe që krijoi, e as Angel di Maria. Mirëpo, duket se United nuk ka zënë mësim nga kjo eksperiencë jo e mirë dhe ka në plan që t’ia dorëzojë këtë numër një 18-vjeçari si Alejandro Garnacho.
Teksa mban numrin 49, Garnacho shijoi një sezon debutues të jashtëzakonshëm për Djajtë e Kuq.
Talenti në këtë rast është kaq i qartë. Garnacho ka aftësi të jashtëzakonshme. Nëse ky nder i jepet Garnacho-s, ai do të bëhej adoleshenti i parë që do të kishte numrin 7 që nga Cristiano Ronaldo – që në vetvete do të vinte me pritshmëri të mëdha e që nuk zhgënjeu. (A2 Televizion)