
Seriali i Mbappe vijon. Futbollisti kryesor i PSG dhe një nga më të mirët në botë ka refuzuar të rinovojë përtej vitit 2024 në Paris dhe drejtuesit e klubit i kanë vënë tashmë një ultimatum.
“Rinovoje ose do të shitesh”, i thanë. Nga ana tjetër, është Real Madridi që e ka ndjekur prej dy vitesh dhe sipas mediave spanjolle mund të paguajë 200 milionë euro që ta ketë në ekip.
Megjithatë, një këshillë për të ardhmen i ka dhëne edhe Lionel Messi, që padyshim nuk do iu pëlqejë shumë drejtuesve të klubit.
“Unë do të preferoja që të shkosh në Barcelonë, por nëse do të shkosh te Real, bëje! Ti meriton një projekt të vërtetë fitues”, thuhet se i ka thënë Messi 24-vjeçarit. (A2 Televizion)