
Nderim Nexhipi do të jetë Drejtori i ri Administrativ i Klubit të Futbollit Manisa në Turqi. Zyrtarizmi ka ardhur nga vetë klubi turk. Në fjalën e tij, Nexhipi është shprehur shumë i lumtur për këtë rrugëtim të ri, e ndërsa premtoi se do të punojë shumë fort për ta dërguar Manisa-n në Superligë.
“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Dëshiroj të falënderoj Presidentin tonë dhe menxherin për mundësinë që më dhanë. Ne duam të krijojmë një ekip që luan për kampionatin. Kam shumë vite që ndjek futbollin turk. Erdha këtu për të shtuar arritje të reja. Do të bëjmë maksimumin që Manisa ta çojmë në Superligë. Vitin e kaluar kam fituar 2 kampionate në ligë me ekipin e FC Ballkani dhe dolëm mirë në Evropë. Dua ta vazhdoj këtë sukses duke e vënë në krye në Manisa”, tha ai.
Nexhipi ka qenë më herët te FC Ballkani, e ndërsa në Shqipëri ka qenë drejtor sportiv i Kukësit. (A2 Televizion)