Kush është sizmiologu që paralajmëroi tërmetin e fuqishëm sot në Adana

Nga A2 CNN
25 Korrik 2023, 14:07 | Bota
Kush është sizmiologu që paralajmëroi tërmetin e

E prekur nga tërmetet shkatërrimtare 7.7 dhe 7.6 ballë të 6 shkurtit, qyteti i Adanas në Turqi u trondit sërish sot nga lëkundje të fuqishme sizmike, më konkretisht në zonën e Kozan, në orën 08:44, me orën lokale.

Astronomi Frank Hoogerbeets, i cili parashikoi tërmetin e madh, ka shpërndarë një postim shqetësues për tërmetin e Adanas.

"Ky mund të jetë një aktivitet pionier, pasi një gjeometri hënore mund të shkaktojë një ngjarje të madhe sizmike në 23-24 korrik. Jini shumë të kujdesshëm."

Paralajmërimi i astronomit Frank Hoogerbeets

Qendra Europiane e Sizmologjisë ka bërë të ditur se një tërmet me magnitudë 5,5 i shkallës rihter është regjistruar, mëngjesin e së martës, në zonën e Kozanit në krahinën e Adanasë.

“Ne u tronditëm mëngjesin e sotëm për më shumë se 10 sekonda, por për fat të mirë, deri tani nuk kemi marrë raportime për ndërtesa të shembura”, ka thënë Guvernatori i Adanas, Süleyman Elban.

Emergjencat Civile kanë bërë të ditur se lëkundjet janë ndjerë të fuqishme edhe në Osmaniye dhe Gaziantep, dy nga qytetet e tjera të shkatërruara nga tërmeti i fuqishëm në fillim të këtij viti. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/07/25/rikthehet-frika-ne-turqi-qytetaret-zgjohen-nen-panikun-e-shkaktuar-nga-termeti/

A2 CNN Livestream

Latest Videos