Aktori i njohur hollivudian, Leonardo di Caprio, di si të tërheqë vëmendjen e mediave rozë në çdo rast. Së fundmi, Di Caprio po kalon disa ditë relaksi në brigjet e Sardenjës në Itali.
Objektivit të paparacëve nuk i ka shpëtuar ky moment, ku aktori shfaqet me një grup miqsh në një jaht, nën shoqërinë edhe të një vajze me bikini rozë.
Se cila është kjo vajzë, nuk dihet. Aktualisht, mendohet që 48-vjeçari të jetë single, pas ndarjes vitin e kaluar me Kamila Morronen, modelen dhe aktoren 25-vjeçare me të cilën ishte në një lidhje prej 5 vitesh.
Di Caprio është shfaqur në publik disa herë me një tjetër modele, 19-vjeçaren Eden Polani, por është e paqartë nëse ata janë në një lidhje. (A2 Televizion)



