“Si kukull Barbie”, koleksioni i ri Versace i Dua Lipës

Nga A2 CNN
29 Maj 2023, 15:30 | Showbiz

Pasi arriti të ngjitej në majat e muzikës botërore, Dua Lipa kërkon të lërë shenjën e saj edhe në botën e modës. Bashkë me firmën prestigjioze italiane Versace, këngëtarja me origjinë shqiptare ka dizajnuar koleksionin e veshjeve, të quajtur “La Vacanza”, ose “Pushimet”.

Dua Lipa dhe Donatella Versace, e cila drejton kompaninë që prej vitit 1997, nisën të punonin bashkë që në vitin 2018, pasi këngëtarja veshi një xhaketë Versace gjatë shfaqjes së saj në “Brit Award”.

Kjo nuk është hera e parë që Versace bashkohet me yjet e botës së spektaklit për të promovuar veshjet, pasi themeluesi Gianni Versace dhe më pas motra e tij, Donatella, kanë qenë gjithmonë mbështetës të këtij lloj bashkëpunimi.

Koleksioni i Dua Lipës frymëzohet nga arkivat e Versace-s të vite ve 1990. Sipas CNN, ishte këngëtarja që i dërgoi fillimisht Donatella-s skicat e saj në tetor të vitit të kaluar. “Unë nuk di fare të vizatoj”, tha Lipa gjatë konferencës për mediat në Kanë. “Kaq mjaftoi për mua”, u përgjigj Donatella.

Veshjet e dala nga këto skica të kujtojnë botën e kukullave Barbie. Për rastësi, Lipa këndon një nga këngët e filmit të ri “Barbie”, ku interpretojnë Margot Robbie dhe Ryan Gossling. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos