E ndikuar nga pandemia, qeveria propozoi dy paketa financiare në ndihmë të qytetarëve dhe biznesit. Ishin 26 miliardë lekë, të cilat mendohej se do të zbusnin goditjen qe shkaktoi kriza nga izolimi dhe karantina. Një paketë adresonte përballimin e pagave të punonjësve nga ana e biznesit dhe lëvrimin e kredive sërish për biznesin. Sot, mbi 1 muaj pas hapjes së ekonomisë, nuk dihet ende qartë se çfarë ndikimi ka patur kjo lëvizje e qeverisë. Gazetarja Aleksandra Bogdani nga BIRN, e cila ka zhvilluar një investigim për mënyrën sesi janë shpërndarë këto para për biznesin, ishte e ftuar në A2 ku dha detaje mbi gjetjet e saj. (A2 Televizion)
Kush i mori paratë e qeverisë që u dhanë për pandeminë?
