Kush janë dy subjektet e tjerë e Operacionit Forca e Ligjit?

Nga A2 CNN
24 Shkurt 2020, 13:18 | Kronikë
Kush janë dy subjektet e tjerë e Operacionit Forca e Ligjit?

Leko Durda dhe Arben Bërballa janë dy subjektet e radhës të cilëve Operacioni Forca e Ligjit ju ka dërguar formularin për të vetëdeklaruar pasurinë.

Durda dhe Bërballa njihen si anëtarë të grupit të njohur “kokaina”, të cilët u arrestuan në vitin 2001, së bashku me 4 persona të tjerë pasi do të trafikonin disa ton kokainë nga Kolumbia ku kishin krijuar kontaktet me kartelet e drogës.

Leko Durda ka qenë i dënuar për veprat penale “Krijimi i bandës së armatosur dhe organizatës kriminale”, “Armëmbajtja pa leje”, “Organizimi dhe drejtimi i organizatave kriminale” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve apo vizave” e kryer në bashkëpunim, ndërsa Arben Bërballa është shpallur fajtor nga drejtësia për “Krijimi i bandës së armatosur dhe organizatës kriminale”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Organizimi dhe drejtimi i organizatave kriminale.”

Sipas Ligjit Special, këta dy persona duhet t’ju përgjigjen të gjitha pyetjeve në formularin e OFL brenda 48 orësh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos