“Kush tha që rrotat duhet të jenë rrethore?”

Nga A2 CNN
24 Korrik 2023, 23:05 | Lifestyle
“Kush tha që rrotat duhet të jenë rrethore?”

Nuk është inteligjencë artificiale, por një person që fiton bukën e gojës me këto lloj shpikjesh në YouTube.

Sergii Gorieiev, i cili ka kanalin “The Q”, ka nxjerrë edhe një herë tjetër një biçikletë sa spektakolare, aq edhe funksionale: biçikletën me rrota trekëndore.

Në videon që ai ka ngarkuar në kanalin e tij të teknologjisë dhe shkencës në YouTube, i karakterizuar nga shpikjet e tij të çmendura dhe gjeniale, mund të shihni procesin e krijimit të kësaj biçiklete të veçantë që në pamje të parë duket se nuk funksionon.

Por, gomat e saj ovale qëndrojnë të sheshta në tokë dhe boshti gjatësor i integruar i kornizës e mban biçikletën drejt. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=GFa77G9HTj0

A2 CNN Livestream

Latest Videos