All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Kushi: Së shpejti Abetare e Përbashkët edhe për nxënësit shqiptarë të Malit të Zi

Nga A2 CNN
16 Shtator 2022, 12:20 | Politikë
Kushi: Së shpejti Abetare e Përbashkët edhe për
All - Paragraf - 1

Pas unifikimit të abetares së përbashkët me Kosovën, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, ka dhënë një tjetër lajm të mirë për shqiptarët e Malit të zi.

Gjatë një takimi me homologun e Malit të Zi, Miomir Vojinović, Kushi njofton se ka diskutuar rreth forcimit të bashkëpunimit dhe nxitjes së projekteve të përbashkëta dhe shkëmbimeve në fushën e arsimit.

All - Paragraf - 3

“Në takim diskutuam edhe për mundësinë e përdorimit të Abetares së Përbashkët Unike për nxënësit shqiptarë në Malin e Zi. Z. Miomir Vojinović u shpreh se është i gatshëm të bashkëpunojë për lehtësimin e procedurave, në mënyrë që ky projekt të zbatohet edhe atje sa më shpejt,” - shprehet ministrja në një postim në rrjetet sociale. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos