Shkarkohet drejtori i Policisë së Beratit Edmond Targaj

Nga A2 CNN
21 Nëntor 2022, 15:30 | Aktualitet

Shkarkohet drejtori i Policisë së Beratit Edmond Targaj. Burimet i konfirmuan A2 CNN se në vend të tij është emëruar Kastriot Skënderi, i cili deri më tani mbante postin e këshilltarit të drejtorit të përgjithshëm në Policinë e Shtetit.

Shkarkimi erdhi pas nisjes së hetimeve nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore për të gjithë zinxhirin komandues të policisë së Beratit, territori në të cilin u gjetën sera me kanabis. Pak ditë më parë Drejtoria e standardeve profesionale në Policinë e Shtetit nisi ecurinë disiplinore për drejtuesit e policisë së Beratit, por edhe për specialistët e zonës të cilët kishin për detyrë të kontrollonin territorin.

Edmond Targaj (m).

Në fshatin Rërëz ishte ngritur një punishte hashashi, ku shkonin të punonin çdo ditë rreth 100 gra nga rrethinat e Tiranës. Por çuditërisht për një kohë të gjatë askush nuk dha një indicie për denoncim. Operacioni për goditjen e saj u bë nga vet Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, ndërsa nisi verifikimin e gjithë zinxhirit komandues të policisë së Berartit. Marrja në pyetje e efektivëve të policisë ka nisur prej disa ditësh ndërsa në hetim për shkelje të rënda janë jo vetëm drejtori I policisë Targaj por edhe shefi i Komisariatit të Policisë Berat, Skrapar e Dimal. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/11/11/kanabis-ne-sera-arrestohen-11-persona-ne-berat/

A2 CNN Livestream

Latest Videos