Kushtetuesja, Manja: Afatet janë kushtetuese, nuk i ndryshon dot Presidenti

Nga A2 CNN
7 Nëntor 2019, 17:07 | Aktualitet

Maxhoranca nuk e sheh të rregullt lëvizjen e kreut të shtetit për të pezulluar zgjedhjen e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese. Arta Vorpsi , sipas kryetarit të Komisionit tw Ligjeve Ulsi Manja, quhet automatikisht e emëruar anëtare e re e Gjykatës Kushtetuese, në krah të Besnik Muçit. Por qenia e Vorpsit në krye të listave si të Presidentit, si edhe të Kuvendit, e nxjerr jashtë loje mundësinë që në mungesë votash, ajo të miratohet automatikisht anëtare e Gjykatës kushtetuese. Secila prej kandidateve duhet domosdoshmërish të arrijë shumicën e cilësuar, në të kundërt ngërçi me Kushtetuesen thellohet më shumë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos