
Pas arritjes së kuorumit të delegatëve për vendimmarrje, ka nisur edhe kuvendi kombëtar i PD, i cili është duke u mbajtur në Air Albania.
I pari që e mori fjalën në këtë kuvend ishte nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, i cili u shpreh se kjo ditë do të hyjë në historinë e PD dhe të Shqipërisë.
“Mirë se keni ardhur në kuvendin e demokratëve të lirë. Ne jemi demokratët e rrebesheve. Kjo ditë do të hyjë në historinë e PD dhe të gjithë shqiptarëve. Pas 31 vitesh në mblidhemi edhe njëherë në themelimin e PD për ta rithemeluar atë”, tha Paloka. (A2 Televizion)