Kriza në PD, ambasadori britanik në A2 CNN: Duam të shohim politikë të qëndrueshme për të ardhmen

Nga A2 CNN
11 Dhjetor 2021, 09:03 | Politikë
Kriza në PD, ambasadori britanik në A2 CNN: Duam të shohim

“I shohim me shqetësim zhvillimet politike në Shqipëri. Sigurisht, duam të shohim institucione të qëndrueshme dhe politikë të qëndrueshme për të ardhmen. Mendojmë se rikthimi i demokracisë parlamentare ka qenë një zhvillim pozitiv për të ardhmen e Shqipërisë. Duam të shohim që parlamenti të vazhdojë funksionalitetin dhe partitë të bashkëpunojnë brenda parlamentit”.

Kështu u shpreh Kështu u shpreh ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Alastair King-Smith, në “Intervistë me Merita Haklaj” teksa u pyet për situatën politike në Partinë Demokratike. Megjithatë, ambasadori u shpreh se nuk do të komentojë zhvillimet politike në Shqipëri, pasi u takon popullit për t’i zgjidhur ato.

“S'do të befasoheni që s'do të komentoj zhvillimet politike brenda Shqipërisë. U takon popullit e politikanëve shqiptarë që t'i zgjidhin. Mesazhi ynë është i qartë. Duam të shohim një demokraci funksionale parlamentare dhe njerëzit të bashkëpunojnë në parlament dhe të shmangin dhunën e konfliktet”. Një mesazh edhe për kryeministrin Rama. “Kemi bashkëpunim të ngushtë me kryeministrin dhe me anëtarë të tjerë të kabinetit qeveritar. Kemi një marrëdhënie të gjerë. S'do të jap mesazhe ndaj kryeministrit apo udhëheqësve të tjerë politikë në media, druaj se jo, por është kënaqësi që jam mirëpritur kudo në Shqipëri. Sapo u bënë tri muaj këtu. Një nga gjërat që më ka pëlqyer më shumë, ka qenë mikpritja. Jam shumë mirënjohës, si nga politika, dhe nga publiku”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos