Kuvendi përjashtoi Bardhin, Grupi i PD kërkon të merren masa edhe ndaj Ramës pas fyerjeve në seancë

Nga A2 CNN
22 Dhjetor 2022, 17:40 | Politikë

Pas përplasjeve të forta verbale mes deputetit demokrat, Gazment Bardhi dhe Kryeministrit Rama gjatë seancës së sotme plenare, drejtuesja e saj, Ermonela Felaj, vendosi që Bardhi të përjashtohet nga seanca.

Por, referuar debateve të shoqëruara me fyerje dhe sharje personale, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar që Kuvendi të marrë masa disiplinore edhe ndaj Kryeministrit Rama, teksa në letrën drejtuar Kryetares Lindita Nikolla, citojnë të gjitha sharjet e kreut të qeverisë ndaj deputetit demokrat. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/12/22/sharje-ne-kuvend-rama-dhe-bardhi-kalojne-ne-ofendime-personale/
https://a2news.com/2022/12/22/anetari-i-kushtetueses-dhe-avokati-i-popullit-sjellin-debate-ne-kuvend-bardhi-mbeshtesni-dvoranin-rama-se-votojme-kandidatin-tuaj/

A2 CNN Livestream

Latest Videos