Anëtari i Kushtetueses dhe Avokati i Popullit sjellin debate në Kuvend, Bardhi: Mbështesni Dvoranin. Rama: S'e votojmë kandidatin tuaj!

Nga A2 CNN
22 Dhjetor 2022, 16:51 | Politikë
Anëtari i Kushtetueses dhe Avokati i Popullit sjellin debate në

Kuvendi i Shqipërisë u mblodh sërish pasditen e sotme, teksa në qendër të diskutimeve ishte zgjedhja e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese dhe Avokatit të Popullit. Por seanca është shoqëruar me debate të forta mes opozitës dhe mazhorancës.

Opozita akuzon se socialistët po manipulojnë procesin, duke e bërë me votim të fshehtë në mënyrë që të kapin anëtarin e "Kushtetueses", me qëllim që të çojnë anëtarin e "preferuar" Ardian Dvorani.

Mirëpo një gjë e tillë sipas socialistëve nuk është e vërtetë. Klotilda Bushka, kryetare e Komisionit të Ligjeve tha se është kërkuar nga një grup deputetësh që ky proces votimi të bëhet në mënyrë të fshehtë dhe kjo do të hidhet në diskutim. Ajo tha se ky proces është në respekt të ligjit.

Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama ua bëri të qartë se nuk do të votojnë kandidatin e opozitës, Ledio Braho si Avokat i Popullit. Sa i përket Dvoranit, Rama tha se socialistët nuk kanë një vendim unanimisht për një kandidat, e aq më pak për Dvoranin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos