
Gjatë diskutimeve për anëtarin e ri të Gjykatës Kushtetuese dhe Avokatin e Popullit, pati debate të forta në sallën e Parlamentit mes Kryeministrit Rama dhe deputetit demokrat, Gazment Bardhi.
Përplasja mes tyre ka qenë aq e fortë, saqë nuk kanë munguar as sharjet dhe ofendimet personale mes tyre, teksa kreu i qeverisë e ka quajtur “palaço” dhe “zagar” Bardhin, ndërsa ky i fundit e quajtur “mafioz”.
Edi Rama: Palaço cirku;
Gazment Bardhi: Palaço je vetë;
Ermonela Felaj: Vetëpërmbahuni në diskutime, mos flisni nga vendi;
Edi Rama: Shani dhe akuzoni njerëz, cilën qetësi humba, kollaj është ti thuash qe je mafioz dhe kërcënon njerëz dhe s’ke asnjë provë;
Gazment Bardhi: Je mafioz;
Edi Rama: Për cilët emra duhet të përgjigjem palaço;
Gazment Bardhi: Je legen mafioz;
Edi Rama: Je në gjendje t’ia vësh figurën një cirku gënjeshtrash, akuzash dhe fantazish, s’ke turp;
Gazment Bardhi: Ruaj qetësinë mafioz;
Edi Rama: Nuk jam palaço që të ruaj qetësinë kur më thonë të pavërteta;
Edi Rama: Më duhet t’ia shpjegoj fëmijëve të mi që je një palaço cirku, ik ore zagar.
Debatet mes Bardhit dhe Ramës
Përplasja mes tyre shkaktoi debate të forta në sallë, aq sa drejtuesja e seancës së sotme, Ermonela Felaj, u detyrua të ndërpresë seancën, ndërsa u mor edhe vendimi për përjashtimin nga seanca të Gazment Bardhit. (A2 Televizion)