
Napoli nuk ndalet. I udhëhequr edhe një herë tjetër nga dyshja Kvaratskhelia-Osihen, ekipi i drejtuar nga Spalleti ka mposhtur në transfertë Spezian, me rezultatin 3-0.
Të gjithë golat u shënuan në pjesën e dytë. Fillimisht, ishte gjeorgjiani ai që zhbllokoi rezultatin, duke shndërruar në gol një 11-metërsh, në minutën e 47.
Fitoren e vulosi sulmuesi nigerian, i cili shënoi dygolësh në minutat 68 dhe 73.
Me këtë fitore, Napoli e sheh veten përkohësisht +16 ndjekësve më të afërt, që janë Interi dhe Roma, secila me nga 40 pikë. (A2 Televizion)