Njësoj si te “Holly e Benji”, pritja e trefishtë e portierit habit botën

Nga A2 CNN
5 Shkurt 2023, 11:52 | Futboll

Portieri i Empolit, Guglielmo Vicario, u bë protagonist i ndeshjes ndaj Romës, që skuadra e tij e humbi me rezultatin 2-0.

Talenti i ri i portës realizoi një pritje të trefishtë në zhvillimet e një goditjeje këndi, duke lënë të habitur tifozët e pranishëm në stadium, ndërkohë që videoja e mrekullisë së tij u bë virale shumë shpejt.

Vicario grushtoi fillimisht goditjen e Dybala, më pas shpëtoi nga goli i sigurtë ekipin e tij pas goditjes së Mancini dhe në fund, realizoi një pritje spektakolare me thembër ndaj Abraham, i cili goditi me kokë vetëm 1 metër larg portës.

Një pritje kjo e fundit si në serialin e animuar "Holly e Benji", që kurrë nuk mendonim se do ta shihnim në një fushë futbolli. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos