Asgjë nuk mund të shpërqendrojë një lojtar golfi kur është duke ekzekutuar gjuajtjen e tij më të mirë. As edhe një aligator, i cili i kalon fare pranë.
Video është xhiruar në Florida, në një klub privat ku Steel Lafferty po luante me miqtë e tij. Aligatori, mbi dy metra i gjatë, kalon pranë lojtarit, i cili ruan qetësinë dhe kryen gjuajtjen e tij. Më pas, zvarraniku largohet nga fusha derisa zhytet në liqen.
Së fundmi, aligatorët, numri i të cilëve në shtetin e Floridës shkon në 5 milionë, janë parë duke notuar në mes të rrugës, apo duke kapërcyer gardhin për t’u futur në një bazë detare. (A2 Televizion)