Ky është Spike, qeni më i vjetër në botë i rekordeve “Guinness”

Nga A2 CNN
21 Janar 2023, 11:23 | Lifestyle

Qeni që shikoni në foto, quhet Spike, dhe është zyrtarisht qeni më i vjetër që ende jeton në botë.

Chihuahua 23-vjeçar nga Ohio, SHBA, është regjistruar në librin e rekordeve Guinness.

Ai ka lindur në nëntor të vitit 1999, ndërsa e mori të drejtën e të qenurit më i vjetri në botës i llojit të tij në 7 dhjetor të vitit të kaluar, ku iu lëshua një certifikatë që vërtetonte se ai është të paktën 23 vjeç e 7 ditë i vjetër.

Së bashku me certifikatën iu lëshua edhe data e verifikimit nga fshati i Camden, që e vërtetonte vjetërsinë e tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos