Kur pamjet e para të Knickers dolën në rrjetet sociale, shumëkush besoi në një fotomontazh të realizuar këndshëm, por në fakt kau që peshon një tonelatë e gjysmë dhe banon tashmë i qetë në një fermë australiane jo vetëm është më se i vërtetë, por ka një histori mbresëlënëse.

Knickers i përket racës frizone, me pullat e zeza klasike që përmbushin stereotipin e lopës. Përveç një detaji: ai peshon 1400 kile dhe është i gjatë 194 centimetra. Pak a shumë sa Zlatan Ibrahimovic në këmbë.
Një “përbindësh” në dimensionet e tij, por një kafshë tejet e butë dhe paqësore që madhësia i ka shmangur takimin e trishtuar me kasapin.
Pronari i tij, Geoff Pearson, e gjykon tashmë si pjesë e familjes, dhe detyra e tij deri në fund të jetës do të jetë ajo që të drejtojë kopenë, gjë për të cilën Knickers duket se ka një talent të vërtetë.

Në fund të fundit, vështirë mos ta shohësh në horizont! (A2 Televizion)