La Liga spanjolle, Enis Bardhi frenon Atletico me dy gola, Sociedad në krye

Nga A2 CNN
29 Tetor 2021, 10:18 | Futboll
La Liga spanjolle, Enis Bardhi frenon Atletico me dy gola, Sociedad në krye

Enis Bardhi i mohoi Atletico Madrid të ngjitej në vendin e dytë në La Liga. Ylli shqiptar nga Maqedonia realizoi dy golat e barazimit 2-2 të Levantes, përballë skuadrës së Simeones.

Në pjesën e parë, Bardhi barazoi rezultatin me penallti, pas avantazhit të madrilenëve me Griezmann, ndërsa në fundin e lojës ai shënoi sërish nga pika e bardhë, duke i siguruar ekipit të tij një pikë.

Në javën e 11-të të kampionatit spanjoll, Real Sociedad u konfirmua si surpriza e bukur e këtij sezoni. David Silva me shokë mposhtën 2-0 Celta Vigo dhe mbeten në krye të renditjes, me 24 pikë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos