Ignazio La Russa është kreu i ri i Senatit italian. Politikani i karrierës, themelues dhe ish-lider i partisë Fratelli D’Italia që ka fituar zgjedhjet në vendin fqinj, u zgjodh në postin e dytë me të rëndësishëm ne politiken italiane me 116 vota, kryesisht të papartisë së tij dhe Lega, ndërkohë që aleati i tretë i mazhorancës, Forza Italia i Silvio Berlusconit, nuk morri pjesë në votim si protestë për atë që gjykojnë si një hapësirë të pamjaftueshme në ministritë që po përcaktohen këto dite.

Berlusconi madje u pa teksa pati edhe një grindje të hapur me kreun e ri të Senatit, ku nuk mungoi edhe një fjalë fyese. Ndërkohë, Giorgia Meloni, që projektohet si kryeministre, deklaroi lumturinë e saj për një person që cilësoi si “një patriot të vërtetë, i dashuruar me vendin e tij”.
Në fjalën e tij përshëndetëse, La Russa deklaroi se do të jetë president i të gjithëve, por nuk munguan protestat nga e majta parlamentare. Edhe pse ndër vite La Russa ka moderuar shumë vizionin e tij politik, , ia bën pjesë në elitën e Lëvizjes Sociale Italiane, partisë që lindi pas luftës së dytë botërore si pasardhëse e partisë fashiste.

Avokat, djali i një sekretari lokal të Partisë Fashiste në Sicilinë e viteve 40, gjatë qeverisë Berlusconi në 2008 mbajti postin e ministrit të Mbrojtjes
Ceremoninë e votimit të La Russa e udhëhoqi, senatorja më e vjetër në moshë, Liliana Segre, një nga të paktat mbijetuara të kampeve të përqendrimit nazist ende në politikë. E gjithë salla parlamentare e duartrokiti, si dhe vetë La Russa që i dhuroi një tufë me lule. (A2 Televizion)