
Koronavirusi nuk po izolohet në futbollin italian. Pas Cuadrado e Alex Sandro edhe Matthijs De Ligt ka rezultuar pozitiv me koronavirus te Juventusi.
Ky lajm shton dhimbjet e kokës për Pirlon në prag të ndeshjes së fundjavës ndaj Sassuolo-s në kampionat. Klubi bardhezi ka bërë të ditur lajmin, duke konfirmuar se futbollisti është pa simptoma dhe se është vendosur menjëherë në izolim.
Në anën tjetër, infektimi i holandezit shton frikën edhe te Milani, pasi ky rast ka ardhur vetëm dy ditë pas ndeshjes mes dy skuadrave. Edhe te Milani, aktualisht, janë dy lojtarë të infektuar, Rebic dhe Krunic. (A2 Televizion)