Humbje zhgënjyese për Bayern në Bundesligë

Nga A2 CNN
8 Janar 2021, 22:32 | Futboll
Humbje zhgënjyese për Bayern në Bundesligë

Bayern Munchen pësoi një humbje të rëndë në ndeshjen e radhës përballë Borussia Monchengladbah ku u mund me rezultatin 3-2.

Bavarezët dolën pa pikë në një ndeshje të rëndësishme në kampionat të cilën e udhëhiqnin 0-2. Por vendasit nuk e humbën besimin dhe gjetën dy gola të shpejtë në pjesën e parë duke barazuar rezultatin dhe nxjerrë në pah dobësinë e ekipit të Flick në qendër të mbrojtjes.

Në fillim të pjesës së dytë Monchengladbah gjeti dhe golin e avantazhit, të cilin e ruajti deri në fund të takimit.

Tashmë Bayern rrezikon që me këtë hap fals të humbasë dhe kryesimin në renditje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos