
Laçi ka zhvilluar një ndeshje të madhe këtë të premte, ku ka mundur në transfertë Vllazninë 1-2 për të hapur në këtë mënyrë garën për titullin kampion të këtij sezoni.
Një ndeshje e bukur me gola, tension e kartonë të kuq, por që në fund nxorri triumfues ekipin kurbinas të Duros.
Pjesa e parë e takimit u mbyll në barazim 0-0, me ekipet që studionin gabimet e njëri-tjetrit. Në fillim të të dytës miqtë kalojnë në avantazh Nwabueze.
Pa kaluar 7 minuta, Vllaznia barazon me Imerin. Shkodranët menduan që ndeshja tashmë do të shkonte në favor të tyre. Miqtë hidhen në sulm dhe në minutën e 72 gjejnë dhe golin e dytë që shënjoi dhe rezultatin e kësaj ndeshje.
Tashmë Partizani ka një mundësi të artë për të shkurtuar diferencën në renditje me Vllazninë, pasi të shtunën do të përballet me Bylisin e vendit të parafundit. (A2 Televizion)