Tomas Strakosha ishte heroi i ndeshjes, në fitoren 3 me 2, që Lacio regjistroi pas penalltive ndaj Interit. Portieri shqiptar rezultoi vendimtar në triumfin e ekipit të tij, duke pritur penalltitë e Lautaro Martinez dhe Raxha Naingolan.
Dy ndërhyrje falë të cilave Lacio e sheh veten në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë, aty ku tashmë do të përballet me Milanin.
Koha e rregullt e ndeshjes përfundoi pa gola, ndërsa goditjet nga 11-metrat erdhën pasi edhe shtesa u mbyll në barazim, ku Ikardi i’u përgjigj avantazhit të miqve me Imobilen. (A2 Televizion)