Merveil, nga Tirana në “Camp Nou”!

Nga A2 CNN
31 Janar 2019, 21:32 | Futboll
Merveil, nga Tirana në “Camp Nou”!

Ish-futbollisti i Tiranës, Merveil Ndockyt, është transferuar në orët e fundit të merkatos nga skuadra e Getafes te Barcelona B.

Lajmi është konfirmuar nga skuadra e Barcelona B me anë të një postimi në “Twitter”, ku thuhet se lojtari është huazuar për 6 muajsh me të drejtë blerje.

Lojtari kongolez ka qenë pjesë e skuadrës bardheblu në Shqipëri, ndërsa në gushtin e 2017-ës bëri hapin e madh në karrierën e tij duke kaluar te Getafe, e ndërsa tashmë karriera e tij, të paktën për 6 muaj, do të vazhdojë te skuadra e dytë e Barcelonës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos