Mungonte vetëm zyrtarizmi, që erdhi në orët e fundit të merkatos. Valdet Rama është zyrtarisht lojtar i ri i Kukësit.
Sulmuesi i krahut firmosi kontratën që e lidh me blutë deri në fund të kampionatit dhe në Kupat e Europës, ndërsa ekziston edhe opsioni i rinovimit për një tjetër vit.
Valdet Rama është ylli më i madh që afrohet në këtë sezon të Kategorisë Superiore, me ish-lojtarin e Kombëtares shqiptare, që tashmë duhet të rigjejë formën më të mirë, pasi nuk ka qenë i angazhuar me asnjë ekip prej vitit 2017, kur mbylli aventurën në kampionatin kinez. (A2 Televizion)