Mesfushori i kombëtares transferohet në Izrael

Nga A2 CNN
31 Janar 2019, 22:46 | Futboll

Në orët e fundit të kësaj merkatoje dimri ka ndryshuar ekip edhe mesfushori shtatshkurtër i Kombëtares kuqezi, Jahmir Hyka.

30-vjecari është transferuar në Izrael te Makabi Netania. Mesfushori me tipare ofensive firmosi kontrate për një vit e gjysmë dhe tani do të provojë një aventurë të re.

Në karrierë e tij, Hyka ka luajtur të Rozenborg në Norvegji, Mainz në Gjermani, Olimpiakos e Panionios në Greqi, Lucerna në Zvicer dhe në dy vitet e fundit me San Hoze në Major League Soccer në Amerikë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos