
Tirana pret Teutën në “Selman Stërmasi” në javën e 20-të kampionatit. Bardheblutë kanë gjetur qetësinë dhe optimizmin e duhur pas 3 fitoreve radhazi përfshirë edhe atë të Kupës.
Gjithsesi mungesat mbeten një problem jo i vogël për trajnerin Mema, i cili do të duhet të bëjë ndryshime në formacion.
Numri një i stolit të Tiranës kërkon të mos dalë pa pikë nga ky takim. Mema flet edhe për objektivat. Largimi sa më shumë nga zona e ftohtë mbetet primare për bardheblutë në këtë fazë të kampionatit.
Fitoret e fundit e kanë ngjitur Tiranën në kuotën e 20 pikëve në vendin 7, ende shumë larg skuadrave të kreut. (A2 Televizion)