Lagjja e re në Manëz, Rama: Kjo qendër banimi do të jetë gati këtë fundvit

Nga A2 CNN
26 Korrik 2021, 13:37 | Politikë
Lagjja e re në Manëz, Rama: Kjo qendër banimi do të

Familjet e dëmtuara nga tërmeti i 2019 në Manzë do të futen në banesat e reja në fund të këtij viti.

Premtimi u bë nga kryeministri Rama, që së bashku me ministrin e Rindërtimit, Arben Ahmetaj, inspektuan zonën e Manzës në Durrës, aty ku po ndërtohet një lagje e re për 224 familje.

“Pasi ka përfunduar e gjithë infrastruktura dhe janë gati 193 parkime nëntokësore kjo qendër e re banimi do të jetë gati këtë fundvit”, thotë Rama.

Manza ishte një nga zonat më të prekura nga tërmeti ndaj në lagjen e re po ndërtohen rreth 9 pallate përfshirë edhe shkolla, kopshte dhe qendra sociale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos