All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Lajçak në Beograd: Kosova të ndryshojë Kushtetutën për të zbatuar asociacionin

Nga A2 CNN
16 Tetor 2020, 12:16 | Ballkani
Lajçak në Beograd: Kosova të ndryshojë Kushtetutën
All - Paragraf - 1

Çdo angazhim për të cilin Kosova dhe Serbia janë dakordësuar në Bruksel duhet përmbushur, tha i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, gjatë vizitës së zhvilluar në Beograd. Duke iu referuar çështjes së asociacionit të komunave me shumicë serbe, zyrtari i lartë europian, pohoi se ka pasur pajtim dhe se Kosova duhet të ndryshojë Kushtetutën për të lehtësuar zbatimin e marrëveshjes.

“Asnjë prej bashkëbiseduesve në Prishtinë nuk më tha se nuk do të përmbushte detyrimet. Në fakt, në të gjitha takimet u bë e qartë, se ajo që është pranuar dhe premtuar duhet të zbatohet, përfshirë asociacionin e komunave serbe. Sa i përket kushtetutës, është logjike që ajo duhet të ndryshojë. Askush të mos më thotë se është e pamundur, kushtetuta nuk është Bibla”. Duke folur në gjuhën serbe, Lajçak tha se normalizimi i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë është në interesin e të dy popujve dhe të rajonit. Sipas tij, parimi i tërë këtij procesi “është që në fund të mos ketë çështje të hapura ose të pazgjidhura”.

All - Paragraf - 3

Ndërkaq, presidenti serb Aleksandër Vuçiq, tha pas takimt me Lajçak se ka këmbëngulur për zbatimin e plotë të marrëveshjes, së vitit 2013, me Kosovën, e cila përfshin edhe formimin e asociacionit.

"Tani do t'ju tregoj një akt, për të cilin flitet pak dhe, deri më tani, askush nuk e ka parë në publikun serb. Ky është një plan për të zbatuar marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës, e cila përbëhet nga gjashtë elemente. Pika e parë - rregullimi i kornizës ligjore; pika dy - asociacioni dhe bashkësia; pika tre - policia; pika katër - gjyqësori; pika pesë - zgjedhjet lokale, pikagjashtë”. Më herët, gjatë qëndrimit në Prishtinë, Lajçak tha se s’ka marrëveshje përfundimtare pa asociacionin e komunave me shumicë serbe. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos