Maqedonia e Veriut, nëntë viktima dhe numrin më të lartë të rasteve ditore që nga marsi

Nga A2 CNN
14 Tetor 2020, 18:20 | Ballkani
Maqedonia e Veriut, nëntë viktima dhe numrin më të

Maqedonia e Veriut po përballet sërish me shifra të larta të infektuarish me koronavirus.

Në 24 orët e fundit, vendi fqinj ka regjistruar 445 raste të reja me koronavirus.

Kjo është shifra më e lartë e të infektuarve brenda një dite që nga fillimi i pandemisë në muajin mars të këtij viti.

Qyteti më i prekur vijon të jetë Shkupi, ku ditën e fundit kanë rezultuar 249 të infektuar. Ndërkohë, kanë ndërruar jetë nëntë persona të infektuar, për një total prej 809 humbje jetësh.

Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë e Veriut janë infektuar 21.636 persona, ndërkohë që aktive mbeten 4236 raste.

Sipas një raporti të Institutit të Shëndetit Publik të Maqedonisë së Veriut, nga data 5 deri më 11 tetor, numri i të infektuarve është rritur për 86.5%, në krahasim me një javë më parë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos